Ekip
18 Shkurt 2016•Përditësim: 18 Shkurt 2016
SELANIK (AA) – Për shkak të grevës së fermerëve grekë dhe protestës së shoferëve të kamionëve, më shumë se 2.800 automjete kanë mbetur të bllokuara në vendkalimin kufitar mes Greqisë dhe Bullgarisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç njoftuan autoritetet greke rreth 1.300 maune dhe automjete të tjera kanë ngelur të bllokuar në anën greke të kufirit, ndërsa rreth 1.500 automjete gjenden në territorin bullgar.
Fermerët grekë tashmë prej disa javësh në shenjë proteste për shkak të reformave të paralajmëruara të sistemit të pensioneve në vend, bllokuan rrugë dhe autostrada të shumta.
Fermerët kanë bllokuar edhe komunikacionin në vendkalimin kufitar Promahonas, ndërsa në mënyrë shtesë lejuan qarkullimin vetëm të automjeteve private.
Shoferët e kamionëve me zemërim reaguan dhe plotësisht bllokuan vendkalimin kufitar, duke kërkuar që edhe atyre t’u lejohet qarkullimi i tyre.
Ndërkohë, Bullgaria kërkoi nga Bashkimi Evropian që të reagojë për shkak të bllokimit të vendkalimit kufitar Promahonas, sepse kompanitë e saj të transportit për këtë shkak kanë pësuar humbje të mëdha.