Ekip
09 Nëntor 2016•Përditësim: 09 Nëntor 2016
WASHINGTON (AA) – Në fund të natës së zgjedhjeve para Shtëpisë së Bardhë në Washington janë mbledhur mbështetës të kandidatit presidencial Donald Trump dhe Hillary Clinton, raporton Anadolu Agency (AA).
Para pallatit të presidentit të SHBA-ve fillimisht u mblodhën simpatizantë të Partisë Demokratike dhe ish-Sekretares së Shtetit Clinton, megjithatë, kur u shpallën rezultatet dhe fitorja paralajmëruese e kandidatit republikan Trump edhe simpatizantët e tij arritën para Shtëpisë së Bardhë në të cilën Trump si president i 45-të i vendit do të merr detyrën në janar të vitit të ardhshëm.
Mbështetësit e politikës së Clinton-it përjetuan dëshpërim të madh kur mësuan rezultatet të cilat përcaktuan se Trump do të jetë presidenti i ardhshëm amerikan.
Para Shtëpisë së Bardhë në numër të madh arritën edhe simpatizantë të fituesit të zgjedhjeve presidenciale Donald Trump.
Para Shtëpisë së Bardhë pati edhe një përleshje të vogël mes simpatizantëve të të dy opsioneve politike, pas çka simpatizantët e Clinton-it filluan të shpërndahen, ndërsa ata të Trumpit kremtuan fitoren historike.
Në SHBA dje u mbajtën zgjedhjet presidenciale në të cilat sipas rezultateve preliiminare për president të ri është zgjedhur biznesmeni Donald Trump.