Büşra Selvi Öğütcen
29 Shkurt 2016•Përditësim: 29 Shkurt 2016
MEKSIKË (AA) - Si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në një rrugë malore në Meksikë kanë humbur jetën 10 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Alonso Gomez, drejtori i Mbrojtjes Civile në qytetin Gomez Palacio në rajonin Durango në veriperëndim të vendit ka theksuar se një autobus turistësh gjatë kohës kur po kalonte në një rrugë malore ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë 45 metra.
Gomez ka theksuar ndër të tjera se në aksident kanë humbur jetën 10 persona dhe janë plagosur 26 të tjerë.
Gjithashtu Gomez ka pohuar se shoferi i autobusit i cili është ndaluar dhe i cili ka shpëtuar nga aksidenti ka deklaruar se ai kishte humbur kontrollin e drejtimit të automjetit.
Bëhet e ditur se vazhdojnë hetimet në lidhje me aksidentin.