Zehra Ulucak
01 Qershor 2020•Përditësim: 02 Qershor 2020
Në Meksikë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 151 vdekje lidhur me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë me 151 vdekjet e shënuara në 24 orët e fundit numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit është rritur në 9.930.
Ndërsa me 3.152 raste të reja është rritur në 90.664 numri i rasteve me COVID-19 në vend.
Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt, ndërsa vdekja e parë lidhur me virusin më 19 mars.