Sinan Doğan
09 Mars 2022•Përditësim: 11 Mars 2022
Në një varrezë sekrete në shtetin meksikan Sonora janë gjetur 11 trupa, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale raportuan se trupat u gjetën në një varrezë në qytetin San Luis Rio.
Autoritetet theksuan se 11 trupa u zhvarrosën, përfshirë dy gra.
Departamenti i Hetimeve Penale (AMIC) tha se pranë trupave janë zbuluar një numër i madh i sendeve personale.
Viktimat besohet se janë vrarë në përplasjen e bandave.
Sipas raporteve nga Komisioni për Kërkim në Meksikë, 94.500 persona llogariten si të zhdukur në këtë vend.