Seyit Aydoğan
29 Qershor 2016•Përditësim: 29 Qershor 2016
OTTAWA (AA) - Autoritetet e Kanadasë kanë marrë vendimin që të heqin vizat për qytetarët e Meksikës, kurse ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau priti presidentin meksikan Enrique Pena Nieto, i cili arriti për një vizitë zyrtare në Kanada, ku pas takimit bashkëbiseduesit në një konferencë të përbashkët për media thanë se synojnë ripërtëritjen dhe forcimin e partneritetit midis dy vendeve.
"Liberalizimi i vizave do të kontribuojë në forcimin e lidhjeve mes Kanadasë dhe Meksikës, si dhe rritjen e vëllimit të tregtisë, vizitat turistike dhe shkëmbimin e ideve në të dy drejtimet", tha Trudeau.