Nuri Aydın
31 Korrik 2021•Përditësim: 02 Gusht 2021
Në Meksikën perëndimore janë zbuluar tetë trupa të pajetë të cilët u ekzekutuan në një kamp të një karteli të drogës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet meksikane njoftuan se trupat e pajetë të tetë personave u zbuluan në një kamp që pretendohet se i përket një karteli të drogës që vepronte në provincën Cotija de la Paz të shtetit Michoacan.
Zyra e prokurorit të shtetit Michoacan tha se viktimat nuk mund të identifikoheshin, por shtoi se disa prej viktimave ishin me uniforma ushtarake.
Në Meksikë ka kampe të krijuara nga kartelet e drogës, me qëllim të rritjes së fuqisë së tyre, trajnimit dhe mbajtjes së njerëzve të rrëmbyer.
Në këtë vend gjithashtu dihet se bandat e drogës shpesh rrëmbejnë dhe vrasin njerëz nga kartelet rivale ose nga populli.