Ekip
01 Qershor 2016•Përditësim: 01 Qershor 2016
GJENEVË (AA) – Të mërkurën mbahet ceremonia solemne në të cilën do të shënohet përfundimi i ndërtimit të tunelit të gjatë 57 kilometra nëpërmjet Alpeve. Ardhjen në këtë ceremoni e paralajmëruan liderët e Gjermanisë dhe të Francës, Angela Merkel dhe Francois Hollande, transmeton Anadolu Agency (AA).
Për ndërtimin e tij janë dashur 17 vite dhe ka kushtuar rreth 11.8 miliardë euro, por Zvicra përfundimisht është e gatshme që të hap tunelin më të gjatë në botë.
Tuneli ka për qëllim që të shkurtojë kohën gjatë udhëtimeve, të lehtësojë komunikacionin e automjeteve dhe të zvogëlojë qarkullimin e kamionëve që janë ndotës të mëdhenj në linjën mes veriut dhe jugut të Evropës.