Ekip
29 Tetor 2016•Përditësim: 29 Tetor 2016
YANGON (AA) – Gjykata në Mijanmar ka dënuar pesë muslimanë Rohingya, të cilët u larguan nga shteti perendimor problematik Rakhine në kryeqytetin Yangon, me nga dy vite burg, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari i policisë lokale Soe Mynt për AA tha se pesë personat e arrestuar më 18 tetor, u dënuan për akuzat "e hyrjes ilegale" në bazë të regjistrimit të popullsisë së Burmës nga viti 1949.
"Të pesë bengalët u dënuan me nga dy vite burg dhe punë të detyruar", tha në një deklaratë telefonike zyrtari policor, i cili ka deklaruar se Rohingya-t konsiderohen si emigrantë të paligjshëm nga Bagladeshi fqinj.
Javën e ardhshme pritet të shpallet vendimi edhe për 17 bengalë të tjerë, shtoi ai.