Ayşe Aktaş
27 Tetor 2015•Përditësim: 27 Tetor 2015
SARAJEVË (AA) – Ekspertët e Qendrës kërkimore Lowenstein Clinic nga Fakulteti Juridik i Universitetit Yale vërtetojnë se provat e mbledhura tregojnë gjenocidin e autoriteteve të Mianmarit kur është fjala për shtypjen dhe persekutimin e komunitetit musliman në vend Rohingya, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga qendra e Lowenstein Clinic pohojnë se analizat tetë-mujore dhe provat që janë mbledhur në terren nga ekipet e studiuesve të Al Jazeera-s dhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Fortify Rights kanë kuptuar se nga retorika dhe veprimet e qeverisë në Mianmar, është e pamundur të mos shihen qëllimet gjenocidale ndaj komunitetit minoritar musliman.
Dëshmitë ekskluzive tregojnë se qeveria, për përfitime politike, shkaktoi një valë të dhunës, duke nxitur rebelimin kundër muslimanëve, duke përdorur gjuhën e urrejtjes ndërmjet banorëve të Mianmarit gjë që zgjoi frikën e muslimanëve, duke ofruar para për grupet konservatore budiste për të mbështetur qeverinë në këtë plan.
Gazetarët dhe studiuesit nuk kanë arritur të marrin një reagim nga zyrtarët e Mianmarit nga Partia e Unitetit, Solidaritet dhe Zhvillimit (USDP) në pushtet lidhur me këtë çështje.
Al Jazeera ka publikuar dokumentarin "qëllimi gjenocidial", në të cilën avokatët eminentë dhe diplomatë flasin për politikën e autoriteteve të Mianmarit dhe vuajtjet e pakicës muslimane në vend.
"Presidenti Thein Sein është i gatshëm që të përdorë gjuhën e urrejtjes, në mënyrë që të arrihen objektivat e autoriteteve, duke përfshirë margjinalizimin dhe izolimin e popullatës muslimane në Mianmar dhe për zvogëlimin e numrit të tyre", tha Penny Green, profesoreshë në Universitetin e Londrës dhe drejtoreshë e nismave ndërkombëtare kundër krimit të shtetit (ICSI), dhe shton se "e gjithë ajo është pjesë e procesit gjenocidal".
Në një raport të pavarur të ISCI-së është konstatuar se trazirat e vitit 2012, kur shpërthyen përleshjet midis budistëve dhe myslimanëve Rohingya, prej më parë kanë qenë të planifikuara. Qindra njerëz vdiqën nga dhunën, dhe një numër i madh prej tyre janë zhvendosur ndërsa disa mijëra shtëpi të tyre u dogjën.
Muslimanët në Mianmar janë të privuar nga e drejta për ligjin e shtetësisë nga viti 1982. Në disa raporte të Kombeve të Bashkuara, kombi Rohingya përshkruhet si i kërcënuar dhe minoritet i diskriminuar".
Zgjedhjet parlamentare në Mianmar do të mbahen më 8 nëntor. Partia në pushtet USDP luftën më të madhe politike për pushtet do ta udhëheqë me Lidhjen Kombëtare për Dekorim (NKD). Nga procesi zgjedhor janë përjashtuar anëtarët e pakicës muslimane.