Ekip
02 Maj 2017•Përditësim: 03 Maj 2017
DARFUR (AA) - Abdullah Uluyurt
Dhjetëra mijëra fëmijë thuhet se kanë mbetur jetim për shkak të luftës së brendshme në Darfurin Jugor të Sudanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Banorët e Sudanit i cili ka hapur krahët për qytetarët nga Sudani Jugor që gjendet në pozitë të vështirë, janë të paktën po aq në nevojë sa të ardhurit.
Ashtu sikurse dhe refugjatët e ardhur, popullata vendase e Darfurit Jugor ndodhet në kushte shumë të vështira. Ndërsa rritja e numrit të fëmijëve të mbetur jetimë, është një tjetër fenomen shqetësues.
Drejtori për rajonin e Darfurit Jugor i Ministrisë së Ndihmës Sociale të Sudanit, Muhammed Ibrahim Hasan, ka thënë për AA se lufta e brendshme në këtë vend ka hapur plagë të thella në shoqëri.
"Ajo që po punojmë për të arritur ne këtu është ringritja e popullatës, ndikimi sadopak tek qytetarët e varfër në mënyrë që edhe ata të kenë mundësi të marrin frymë lirisht. Normalisht nuk jemi një vend i pasur. Si pasojë hasim shumë vështirësi në punën që bëjmë", është shprehur ai.
"Jo për Sudanin, por për të ardhmen e umetit"
Duke vënë në dukje se numri i jetimëve në rajon çdo ditë e më shumë rritjet, Hasan ka shtuar:
"Shumë familjarë të fëmijëve këtu, kanë humbur jetën si pasojë e luftës së brendshme. Vetëm në qytetin Nyala 3.476 fëmijë janë pa nënë dhe baba. Në rajonin e Darfurit Jugor më shumë se 30 mijë fëmijë janë në statusin e jetimit. Për fat të keq këta fëmijë nuk kanë familje, shtëpi, apo konvikte për tu strehuar. Muslimanët duhet ti mbrojnë të gjithë së bashku këta jetimë. Këtë gjë nuk e kërkojmë vetëm për të ardhmen e Sudanit, por për gjithë umetin".
Ndërsa duke u ndalur në punën e tyre në rajon, Hasan ka thënë se për gratë dhe fëmijët e moshave 10-20 vjeç, kanë hapur kurse trajnuese të ndryshme.
Hasan ka thënë gjithashtu se 1.5 milionë nga 3.5 milionë banorë që ka kjo zonë janë përballë krizës së urisë, ndërsa ka theksuar se edhe pse qeveria ndihmon këtë shtresë të popullsisë, shpesh herë është e pafuqishme për të ndërhyrë.
"Më shumë ndihma vijnë nga Turqia"
Hasan thotë se gjatë viteve të luftës së brendshme në vend, shteti ka përzënë disa shoqata të cilët merreshin me misionerizëm dhe jo me shpërndarjen e ndihmave humanitare.
"I jemi borxhlinj Turqisë dhe shoqatave turke të cilat nuk na kanë lënë vetëm gjatë luftës së brendshme. Si mund të harrojmë shërbimin e spitalit turk? Mijëra njerëz marrin shërbimet atje. Shoqatat turke, përmes hapjes së puseve kanë fituar së tepërmi zemrën e qytetarëve të Darfurit. Nëse do të jem i sinqertë duhet të pranojmë që ndihma më e shumtë na vjen nga Turqia. Ndërsa dhe ata që ndihmojnë janë muslimanë".
Ndërsa duke vënë në dukje se synimi i tyre është të krijojnë zgjidhje të qëndrueshme për problemet në vend, Hasan në vijim ka thënë se në këtë temë janë të gatshëm të bëjnë partneritet me Turqinë dhe presidentin e vendit, Recep Tayyip Erdoğan. "E dimë mirë që ne i duam dhe ata na duan shumë", ka shtuar ai në përfundim të fjalës së tij.