Mahmoud Barakat
22 Janar 2019•Përditësim: 23 Janar 2019
DEJRIZOR/ANKARA (AA) - Terroristët e dorëzuar të DEASH-it janë transferuar në një bazë ushtarake amerikane në provincën lindore Deir Ez-Zor të Sirisë, bëjnë të ditur burimet lokale, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimet theksojnë se militantët janë zhvendosur në bazën e zonës së naftës në Al-Omar.
Më 11 shtator, grupi terrorist i YPG/PKK-së, i mbështetur nga ajri nga SHBA-të dhe artileria franceze, filloi një ofensivë kundër DEASH-it në provincën Deir Ez-Zor.
Gjatë javëve të fundit, YPG/PKK mori qytetin Hajn, bastionin kryesor të DEASH-it në Deir Ez-Zor, si dhe qytetet e zonës Al-Susah, AlbkKhater, Albuhassan,Al-Shaafa dhe Al-Kashma.
Ndërkohë, DEASH mbetet nën kontroll të qytetit Al-Baghuz dhe zonave të tjera të pabanuara në provincat Deir Ez-Zor dhe Homs.
Sipas burimeve lokale, qindra civilë janë vrarë në sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të në zonat e banuara që kanë rënë nën kontrollin e DEASH-it.