Ali H. M.Abo Rezeg
10 Janar 2019•Përditësim: 10 Janar 2019
BAGDAD (AA) - Ministri iranian i Naftës, Bijan Zanganeh, ka arritur në Bagdad për bisedime me homologun e tij irakian dhe zyrtarë të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Vizita ka për qëllim përforcimin e marrëdhënieve dypalëshe midis vendeve, veçanërisht në sektorin e energjisë”, tha zëdhënësi i Ministrisë irakiane të Naftës, Assem Jihad.
Të dyja palët, shtoi ai, po ashtu pritet të diskutojnë “çështje të tjera me interes të përbashkët”.
Në ndërkohë në Bagdad, Zanganeh është planifikuar të takohet edhe me kryeministrin Adil Abdul-Mahdi dhe presidentin irakian Barham Salih.
Në muajin dhjetor, SHBA-të i mundësuan Irakut një përjashtim prej 90-ditësh nga sanksionet e saj të imponuara së fundmi ndaj Iranit, periudhë gjatë së cilës Bagdadi lejohet të vazhdojë të kryejë pagesa për importet iraniane të energjisë elektrike dhe të gazit.
Javën e kaluar, presidenti iranian, Hassan Rouhani, tha se shitjet e naftës iraniane po zhvillohen “siç pritej”, duke shtuar se SHBA nuk do të jetë në gjendje të ndalojë Iranin nga eksporti i naftës dhe gazit.
Vitin e kaluar, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tërhoqi vendin e tij nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me Iranin dhe imponoi sanksione që synojnë sektorin e energjisë dhe të bankave të vendit.