Mehmet Yılmaz Güldaş
19 Tetor 2019•Përditësim: 21 Tetor 2019
I ashtuquajturi imam në Meksikë i Organizatës Terroriste FETO, Osman Karaca, është kapur dhe kthyer në Turqi përmes një operacioni të organizuar nga Agjencia Kombëtare turke e Inteligjencës (MIT), raporton Anadolu Agency (AA).
Ndaj Karaca-s autoritetet kishin lëshuar fletëarrest si person i cili ka zbatuar detyra të nivelit të lartë brenda organizatës terroriste.
Ai kërkohej me akuzën për "themelim dhe drejtim të një organizate të armatosur terroriste".
Ndryshe, të ashtuquajturit imamë brenda FETO-s janë pjesë e hierarikisë së kësaj organizate terroriste.