Ekip
26 Shkurt 2017•Përditësim: 27 Shkurt 2017
MOSKË (AA) – Shumë qytetarë të Moskës këtë mëngjes duke vendosur kurora lulesh në urën "Bolshoi Mokvoretskiy", bënë homazhe në nderim të liderit të vrarë të opozitës ruse në vitin 2015 Boris Nemtsov, raporton Anadolu Agency (AA).
Këtë mëngjes, shumë banorë të kryeqytetit rus me kurora lulesh në urën para Kremlinit shënuan përvjetorin e dytë të vrasjes së ish-kreut të opozitës ruse, më parë edhe Zëvendëskryemistrit rus Nemcov.
Formalisht përvjetori i dytë i vrasjes së Nemcov do të shënohet nesër, ndërsa policia e Moskës që nga mëngjesi sotëm është duke marrë masa të intensifikuara të sigurisë në qytet.
Nemcov u qëllua dhe u vra në një distancë të afërt nga një grup i paidentifikuar i sulmuesve në natën e 27 shkurtit 2015. Ai u vra, ndërsa po shëtiste në afërsi të Kremlinit me mikeshën e tij Ana Duricko (25), modele nga Kievi.
Bëhet fjalë për ish-politikanin rus liberal dhe shkencëtarin i cili në fund të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar ishte zëvendëskryeministër i Rusisë dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentit të atëhershëm Boris Jelcin.
Ai më vonë u bë një nga kritikët më të ashpër të politikës së presidentit rus Vladimir Putin.