Nuray Tunçay
31 Maj 2016•Përditësim: 01 Qershor 2016
PARIS (AA) - Si rrjedhojë e grevës së gjerë në Francë, vazhdon të ketë probleme me furnizimin me benzinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Problemet me furnizimin me benzinë për shkak të protestave ndaj reformës në ligjin e punës në Francë të cilat filluan dy javë më parë, ende vazhdojnë të jenë shqetësuese.
Sipas ueb-faqes, http://penurie.mon-essence.fr/w/ e cila pasqyron hartën e rajoneve ku ka benzinata të cilat kanë mungesë benzine, në 3.047 benzinata ka mungesë të kësaj lënde.