Rustam Mikayilli
31 Maj 2016•Përditësim: 01 Qershor 2016
VILNIUS (AA) - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në një një periudhë kritike, raporton Anadolu Agency (AA).
"E shohim Rusinë të vendosur e cila kërcënon fqinjët dhe ndryshon kufijtë me rrugë ushtarake", deklaroi Stoltenberg.
Sipas agjencisë së lajmeve polake PAP, Stoltenberg në një deklaratë pas takimit me ministrin plolak të Mbrojtjes Antoni Macierewicz ka thënë se "Samiti i NATO-s do të mbahet në një një moment kritik. E shohim Rusinë të vendosur e cila kërcënon fqinjët dhe ndryshon kufijtë me rrugë ushtarake. Në të njëjtën kohë shohim edhe ekstremizmin dhe dhunën që rritet në Lindjen e Mesme si dhe në Afrikën Veriore".
Duke vënë në dukje se NATO duhet ti kundërpërgjigjet sulmeve balistike dhe atyre kibernetike Stoltenberg ka rikujtuar se në Poloni, vendet e Balitkut dhe në vendet e tjera në rajon do të vendosin ushtarët e NATO-s dhe një qendër të re të komandës.
Ai ka theksuar se për mbrojtjen e sigurisë pas Luftës së Ftohtë detyra më e madhe e Aleancës ka qenë forcimi i mbrojtjes. "Nga pikëpamja e stabilitetit dhe të sigurisë është e rëndësishme që Aleanca të bashkëpunojë me vendet", tha Stoltenberg.
Samiti i NATO-s do të mbahet më datat 8-9 korrik 2016 në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë.