Almir Terzic
14 Shkurt 2018•Përditësim: 14 Shkurt 2018
SHKUP (AA) - Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor do të jetë tema e Konferencës Ndërparlamentare për politikën e përbashkët të jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes të Bashkimit Evropian, e cila, në kuadër të dimensionit parlamentar të kryesimit 6 mujor të Bullgarisë me BE-në do të mbahet nga 15 deri në 17 shkurt në Sofje, raporton Anadolu Agency (AA).
Pjesëmarrësit e konferencës do të përqendrohen në situatën e vendeve të rajonit në Detin e Zi, ndërsa do të diskutohet edhe për tema si "BE-ja si një lojtar global një vit pas nënshkrimit të Deklaratës së Romës".
Gjatë seancës së politikës së përbashkët evropiane të sigurisë dhe mbrojtjes dhe zbatimit të Strategjisë Globale të BE-së, në veçanti do të diskutohet mbi forcimin e bashkëpunimit midis BE-së dhe NATO-s dhe zhvillimin e aftësive ushtarake të BE-së.
Sipas paralajmërimit të organizatorëve, pjesëmarrësve të konferencës pritet t'i adresohet edhe përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, e cila do të paraqesë strategjinë dhe prioritetet e politikës së përbashkët të jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes evropiane.