Ekip
09 Mars 2018•Përditësim: 09 Mars 2018
ERBIL (AA) – Kryeministri irakian, Haider al-Abadi, ka deklaruar se ndalimi prej disa muajve i fluturimeve ndërkombëtare brenda dhe jashtë Qeverisë Rajonale Kurde (KRG) do të hiqet para festivalit pranveror të Nevruzit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi nga kreu i Koalicionit Demokratik dhe Drejtësi i KRG-së, Barham Salih, kryeministri irakian afirmoi këtë lëvizje në bisedën telefonike të fundit me të.
“Ndalimi ndërkombëtar i fluturimit, që mbetet në fuqi që nga 29 shtatori i vitit të kaluar në aeroportet e qytetit Erbil dhe Sulaymaniyah, do të hiqet diku para Nevruziit më 21 mars”, thuhet në njoftim, duke u cituar kryeministrin al-Abadi.
Bagdadi vendosi ndalimin e fluturimit në fund të vitit të kaluar në përgjigje të referendumit antikushtetues mbi pavarësinë rajonale të kryer nga KRG-ja me bazë në Erbil.
Kryeministri irakian, theksohet në njoftim, poashtu kishte thënë se qeveria qendrore do të paguajë pagat e punonjësve të Ministrisë së Arsimit dhe të Shëndetësisë të bazuara në rajonin kurd “në një kohë sa më shpejtë të mundur”.
Qeveria qendrore nuk ka paguar pagat e nëpunësve civilë të rajonit kurd që nga viti 2014, duke akuzuar KRG-në e bazuar në Erbil për eksportimin e naftës pa miratimin e Bagdadit.