Tufan Aktaş
09 Mars 2018•Përditësim: 09 Mars 2018
ADDIS ABABA (AA) - Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, tha se ka nevojë për reforma në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) dhe se mbështesin thirrjet që vijnë në këtë drejtim, raporton Anadolu Agency (AA).
Lavrov, në kuadër të turneut të tij në Afrikë, në vizitën në Etiopi, u takua me kryetarin e Komisionit të Unionit Afrikan, Musa Faki Muhammed. Në konferencë për mediat pas takimit, Lavrov shprehu mbështetjen ndaj thirrjeve për reforma në KS-OKB nga Unioni Afrikan.
"Rusia beson se ka nevojë për reforma në KS-OKB", tha Lavrov, duke treguar rëndësinë e përfaqësimit të shteteve në zhvillim në këtë organ të OKB-së. Ai gjithashtu theksoi se janë të gatshëm të vlerësojnë opsionet tjera në lidhje me këtë çështje.
Lavrov duke theksuar se është e mundshme që kontinenti Afrikan të përfaqësohet në Këshill, tha se, "Prioriteti ynë është sigurimi i përfaqësimit të shteteve në zhvillim nga Afrika në KS-OKB".
- "Është e pakuptueshme dhe e padrejtë mos përfaqësimi i Afrikës"
Ndërsa Muhammed, nga ana e tij, tha se "është e pakuptueshme dhe e padrejtë mos përfaqësimi i Afrikës".
Ai duke theksuar se në Afrikë jetojnë 1.2 miliard njerëz, tha se shumica e çështjeve që vijnë në tryezë në OKB janë në lidhje me Afrikën.
"Është e ligjshme që Afrika të kërkojë përfaqësim të përhershëm në KS-OKB dhe nuk ka ndonjë avancim të fituar në këtë drejtim", u shpreh Muhammed duke treguar se Rusia mbështet këtë kërkesë të ligjshme të tyre.
Në KS-OKB anëtarë të përhershëm dhe të drejtë veto kanë Anglia, Kina, Franca, Rusia dhe SHBA-të, ndërsa çdo dy vite zgjidhen 10 anëtarë të përkohshëm.
Afrika kërkon që edhe shtetet afrikane të përfaqësohen në Këshill dhe kërkojnë që të bëhet reformë. Ato gjithashtu kërkojë që të gjithë anëtarët të kenë të drejtë të vetos në rast se nuk hiqet tërësisht kjo e drejtë.