Mehmet Şah Yılmaz
05 Mars 2019•Përditësim: 06 Mars 2019
Për shkak të situatës alarmante nga ndotja e ajrit, zyrtarët e Koresë së Jugut paralajmëruan qytetarët të mos dalin pa maska mbrojtëse, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga Ministria e Mjedisit theksuan se në Seul janë regjistruar 134 mikrogramë të grimcave të dëmshme PM2.5. Niveli i grimcave të dëmshme në Incheon arriti në 133, Gyeonggi 127 dhe Chungnam 108.
Për shkak të ndotjes së madhe të ajrit, administrata e qytetit të Seulit lëshoi ndalesë për qarkullimin e automjeteve me peshë mbi 2.5 ton dhe automjeteve dizel. Ata që nuk do t’i përmbahen ndalesës do të gjobiten.
Gjithashtu do të ketë orar të ndryshuar të punës në shumë fabrika, si termocentralet me qymyr, si dhe në fabrikën e prodhimit të çelikut. Në ishullin Jeju do të merren masa emergjente.
Ndotja e ajrit,e shkaktuar nga grimcat e verdha, që zgjat tashmë katër ditë, sot arriti nivele rekorde.