Dildar Baykan Atalay
23 Tetor 2022•Përditësim: 24 Tetor 2022
Tompkins Square Park në New Yorj ishte skenë e një konkursi të kostumeve të qenve me temë festën “Halloween”, raporton Anadolu Agency (AA).
Me afrimin e festës së Hallowen-it, e cila ka një vend të rëndësishëm në kulturën amerikane, në qytet u zhvillua një konkurs me kostume qensh.

Duke filluar nga mesdita, pronarët erdhën në park me qentë e tyre, të cilët i kishin veshur në përputhje me konceptin e festës.
Shumë njujorkezë e ndoqën ngjarjen, në të cilën edhe disa pronarë qensh morën pjesë me kostumet e tyre.

Në fund të garës, pronarëve të qenve fitues në kategori të ndryshme iu ndanë trofe.
E festuar në ditën e fundit të tetorit, Halloween përmban kostume shumëngjyrëshe dhe dekorime me tema të tmerrit.