Gökhan Kavak
20 shtator 2021•Përditësim: 20 shtator 2021
Në Nigeri janë liruar 10 nga 21 studentët e rrëmbyer më 5 korrik, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të mediave lokale është paguar shpërblim për lirimin e studentëve të rrëmbyer.
Njoftohet se 10 studentët e rrëmbyer u liruan dhe se 11 studentët tjerë ishin në duart e personave të armatosur.
Më tej thuhet se studentët u ribashkuan me familjet e tyre dhe se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.
Personat e armatosur më 5 shtator rrëmbyen shumë studentë në sulmin e tyre në një shkollë dhe kërkuan shpërblim për lirimin e tyre.
Në Nigeri janë liruar rreth 200 nga 1.400 studentët e rrëmbyer vitin e kaluar.