Ekip
28 Dhjetor 2015•Përditësim: 29 Dhjetor 2015
MAIDUGURI (AA) - Sulmi vetëvrasës i Boko Haramit të pjesën verilindore të Nigerisë ka lënë së paku 30 të vdekur dhe një numër të konsiderueshëm të të plagosurve, shifrat e të cilëve ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, raporton Anadolu Agency (AA).
Menaxhmenti për Fatkeqësi i Nigerisë, zyrtarisht ka konfirmuar 20 të vdekur dhe 91 të plagosur në sulmit vetvrasës në shtetin nigerian Borno të hënën në mëngjes.
Shpërthimi ka ndodhur në qytetin Maiduguri në afërsi të xhamisë Sulemanti Ward, në ora 8 të mëngjesit të sotëm, 12 orë pasi ushtria pohoi se ka ndërprerë me sukses 10 sulmues potencial gjatë tentativës për të hyrë në qytet.