Ahmet Gençtürk
23 Tetor 2022•Përditësim: 23 Tetor 2022
Një aeroplan luftarak rus u rrëzua në një provincë jugore të Siberisë, raportuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke cituar guvernatorin e qytetit Irkutsk, Igor Kobzev, agjencia shtetërore e lajmeve TASS raportoi se avioni luftarak SU-30 u rrëzua në një ndërtesë dykatëshe në Irkutsk.
Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes dhe viktimat.
Më 17 tetor, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se një aeroplan ushtarak luftarak SU-34 u rrëzua në qytetin jugor Yeysk ndërsa ishte në një fluturim stërvitor, duke lënë të vdekur 13 persona, përfshirë tre fëmijë.