Ahmet Furkan Mercan
30 Dhjetor 2020•Përditësim: 01 Janar 2021
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë ka goditur provincën Ibaraki të Japonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Agjencisë së Meteorologjisë, tërmeti ka ndodhur në orët e mëngjesit sipas kohës lokale në provincën Ibaraki që gjendet në verilindje të kryeqytetit Tokio.
Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 60 kilometrash ndërsa është ndier edhe në provincat Chiba, Tochigi, Gunma dhe Saitama.
Agjencia nuk bëri paralajmërim për cunami.