Marcus Brogden
14 Shkurt 2016•Përditësim: 14 Shkurt 2016
MELBURN (AA) – Disa persona janë lënduar në tërmetin prej 5.7 ballësh sipas shkallës së Rihterit, i cili mëngjesin e sotëm goditi qytetin Christchurch, në bregun lindor të Zelandës së Re, raporton Anadolu Agency (AA).
Dridhja është ndier nga banorët e Christchurch, qyteti i dytë për nga madhësia në Zelandën e Re, të cilët menjëherë pas dridhjes kanë filluar të evakuohen.
Siç njoftojnë mediat lokale ndihma e shpejtë ka qenë aktive gjatë tërë natës për t'u dalë në ndihmë telefonatave të shumta nga persona të lënduar, por aktualisht nuk raportohet për viktima.