Ali Murat Alhas
26 Gusht 2020•Përditësim: 26 Gusht 2020
Një varkë që transportonte dhjetëra migrantë të parregullt është fundosur në një ishull të vogël grek në Detin Egje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas raporteve në mediat lokale, rreth 80 migrantë të parregullt ishin në bord kur anija u fundos në ishullin Halki, rreth 6 kilometra në perëndim të Rhodes, afër Turqisë jugperëndimore.
Autoriteti i portit lokal të Rhodes tha se ekipet zhytëse dhe një helikopter u dërguan në zonë, ku dhe nisën operacionet e shpëtimit.
Raportohet se kushtet e motit janë të favorshme për shpëtimin e migrantëve të parregullt.
Halki është ishulli më i vogël i banuar në arkipelagun Dodecanese.
Ishujt grekë kanë qenë destinacioni i favorizuar për migrantët e parregullt që kërkojnë të hyjnë në Evropë duke u nisur nga Turqia.