Fakharur Rehman
25 Nëntor 2015•Përditësim: 25 Nëntor 2015
ISLAMABAD (AA) - Nëpërmjet një operacioni janë shpëtuar 22 persona të cilët ishin rrëmbyer nga një grup i armatosur dhe i panjohur në qytetin Gvadar në rajonin e Balochistan të Pakistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri i rajonit të Balochistanit Abdul Malik theksoi se pas një operacioni të suksesshëm janë shpëtuar udhëtarët.
Më tej është bërë e ditur se ata të cilët e kanë bërë këtë veprim kanë arritur të ikin.