Furkan Naci Top
11 Prill 2017•Përditësim: 12 Prill 2017
ATHINË (AA) - Në Greqi 14 aeroporte i dorëzohen për 40 vite me një kosto prej 1.23 miliardë euro konsorciumit ku partneri kryesor është kompania gjermane Fraport AGFraport AG, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga Fondi i Zhvillimit të Asetve të Greqisë (TAIPED), theksohet se është përfunduar procesi për privatizimin e aeroporteve në fjalë.
Ndër të tjera theksohet se aeroportet me një ceremoni nënshkrimi i janë dorëzuar konsorciumit të formuar nga kompanitë Fraport AG dhe SLENTEL Ltd.