Dejan Maksimoviç
16 Nëntor 2015•Përditësim: 16 Nëntor 2015
PEKIN (AA) – Guo Jie, olimpisti më i vjetër në botë, vdiq të dielën në moshën 103 vjeçare, raportuan mediat kineze, transmeton Anadolu Agency (AA).
Jie është ish hedhësi i diskut i cili vendin e tij e përfaqësoi në Lojërat Olimpike në vitin 1936 në Berlin. Nderin për të qenë pjesë e ekipit olimpik të Kinës e fitoi pasi në vitin 1935 vendosi një rekord kombëtar në hedhjen e diskut.
Në Berlin shënoi rezultatin e tij më të mirë me një gjuajtje prej 41.13 metra, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të hyrë në finale.
Jie u lind në qytetin lindor Dalian në vitin 1912, dhe ka studijuar shkencat bujqësore në Universitetin e Tokios. Gjatë viteve të pesëdhjetë të shekullit të kaluar, ka punuar si profesor në Institutin e Edukimit Fizik në qytetin verior kinez të Xian-it.
Ai e mbajti pishtarin olimpik kur kaloi nëpër Xian në rrugën për në Pekin, ku u mbajtën Lojërat Olimpike Verore në vitin 2008.