Ata Ufuk Şeker
20 Prill 2016•Përditësim: 21 Prill 2016
BRUKSEL (AA) - Bashkimi Evropian ka akuzuar kërkuesin amerikan të internetit Google se përmes sistemit operativ Android është bërë dominues në treg dhe në këtë mënyrë ka shkelur rregullat e konkurrencës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komisionerja evropiane për politikën e konkurrencës së tregut, Margrethe Vestager, në një konferencë për shtyp në Bruksel, tha se BE-ja ka konstatuar se sistemin operativ Android dhe aplikacionet e Google bien ndesh me rregullat e konkurrencës së BE-së.
Vestager shtoi se Google po abuzon me dominimin përmes aplikacioneve në telefonat celularë, për çfarë edhe do të informohen. Sipas Vestager, sot pjesa më e madhe e tregut të internetit bazohet në telefonat e mençura (smartfonët) dhe tabletët, ku ato zënë një vend të rëndësishëm në jetën e njerëzve.