Ekip
22 Qershor 2016•Përditësim: 23 Qershor 2016
VARSHAVË (AA) – Zëdhënësi i kryeprokurorit polak, Maciej Kujawski, tha se pjesët mortore të presidentit Lech Kaczynski, bashkëshortes së tij dhe viktimave të tjerë të fatkeqësisë ajrore të vitit 2010 do të zhvarrosen, për të ndihmuar që hetuesit të zbulojnë shkaqet e fatkeqësisë ajrore në të cilën humbën jetën 96 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Kujawski të mërkurën tha se hetuesit janë në negociata me ekspertët polak dhe të huaj të cilët dëshirojnë të kryejnë zhvarrosjen, ndërsa afati ende nuk është përcaktuar.
Ai shtoi se dokumentet të cilat Polonia i ka marrë nga Rusia, ku u rrëzua avioni, janë të paplota dhe në disa raste të gabuara, dhe se nuk ndihmojnë në përcaktimin e shkaqeve të fatkeqësisë.