Şenhan Bolelli
28 Prill 2019•Përditësim: 29 Prill 2019
Në Spanjë ka filluar procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, raporton Anadolu Agency (AA).
Në zgjedhjet e 13-ta parlamentare në historinë e demokracisë spanjolle, gjenden rreth 37 milionë votues prej të cilëve rreth 2 milionë jetojnë jashtë vendit.
Votimet zhvillohen në 23.196 qendra ku do të zgjidhen 350 deputetë dhe 208 senatorë për 4 vitet e ardhshme.
Ministria e Brendshme njoftoi se për shkak të zgjedhjeve në vend janë angazhuar 45.000 xhandarmëri, 30.000 policë kombëtarë gjithsej rreth 93.000 pjesëtarë të forcave të sigurisë.
Spanjollët që nga viti 2015 për herë të tretë realizojnë të drejtën e tyre të votës, ku në këto zgjedhje do të votojnë në një mjedis ku gjenden paqartësi politike, problemi i Katalonjës, rritja e së djathtës ekstreme, korrupsionit dhe papunësisë.
Përqindja e votave se sa do të arrijnë të fitojnë partia Vox, e së djathtës ekstreme që merr pjesë për herë të parë në zgjedhje dhe partitë katalane separatiste, është një pikëpyetje.
Në këto zgjedhje garojnë edhe 5 politikanë katalanë për deputet ose senator, të cilët u arrestuan për shkak të referendumit të pavarësisë së zhvilluar ilegalisht më 1 tetor 2017.
Sondazhet tregojnë si favorit në zgjedhje Partinë Socialiste e Punëtorëve (PSOE) e cila gjendet në pushtet me një qeveri të pakicës, por nuk pritet që socialistët të fitojnë shumicën e votave për të krijuar një qeveri.
Procesi i votimit do të përfundojë në ora 20.00.