04 Gusht 2016•Përditësim: 04 Gusht 2016
BERLIN (AA) – Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra'ad al-Hussein, tha se nëpunësit e tij kanë dokumentuar 217 raste të dhunës seksuale në Jubi, kryeqytetin e Sudanit të Jugut që nga shpërthimi i konflikteve gjatë muajit të kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai theksoi se shumicën e rasteve të dokumentuara i kanë kryer forcat qeveritare. Al-Hussein në njoftimin e publikuar të enjten tha se “luftimet kanë rezultuar me zgjerimin e gjerë të dhunës seksuale, përfshirë përdhunimet dhe dhunës së bandave, ku janë ushtarë dhe burra me uniforma civile."
Gjithashtu shtoi se 217 raste të dokumentuara të dhunës seksuale kanë ndodhur nga 8 deri më 25 korrik. Ai ka shtuar se të dhënat të cilat i posedojnë flasin se nga dhuna seksuale më shumë janë prekur gratë e grupit etnik Nuer.
Al-Hussein theksoi se tensionet në Jubi edhe më tej janë në “nivel të lartë”, dhe se dhuna vazhdon.