Bayram Altuğ
20 Shtator 2016•Përditësim: 21 Shtator 2016
GJENEVË (AA) - Zëdhënësi i Zyrës së Koordinimit të Çështjeve Humanitare pranë OKB-së, Jens Laerke, pas sulmit ndaj autokolonës së ndihmave në qytetin Halep nga helikopterët e regjimit të Asadit tha se Kombet e Bashkuara kanë pezulluar të gjitha operacionet e ndihmave humanitare të OKB-së në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Laerke në një konferencë për shtyp në zyrën e OKB-së në Gjenevë ka theksuar se në kuadër të masave emergjente të sigurisë kanë pezulluar të gjitha aktivitetet e autokolonave që transportojnë ndihma humanitare në Siri.
Ndër të tjera Laerke tha se "Jemi të vendosur të qëndrojmë dhe të shpërndajmë ndihma për të gjithë ata që kanë nevojë në Siri".
Duke folur për gazetarin e AA-së rreth pezullimit të operacioneve të ndihmave, Laerke u shpreh se me vendimin e marrë ditën e sotme nuk është përcaktuar ende situata për autokolonën me ndihma humanitare e cila përbëhet nga 40 maune dhe e cila është në pritje që praj 6 ditësh në zonën kufitare Turqi-Siri për tu dërguar në lindje të Halepit.
Ai ka vënë në dukje se pas sulmit nga helikopterët e regjimit të Asadit ndaj autokolonës së ndihmave në qytetin Halep, maunet me ndihma të OKB-së në rajonin kufitar Turqi-Siri do të vazhdojnë të presin në kuadër të vendimit të marrë ditën e sotme.
Laerke, u shpreh gjithashtu se "Janë pezulluar të gjitha aktivitetet e autokolonave me ndihma humanitare të ardhura brenda dhe nga jashtë Sirisë. Por ndihmat humanitare nga ajri vazhdojnë edhe ditën e sotme. Përveç autokolonave vazhdojnë edhe programet e tjera normale humanitare."
Pasi ka theksuar se janë pezulluar të gjitha programet për autokolonat me ndihma humanitare të planifikuara ditën e sotme, Laerke u shprehur se është e vështirë të thotë se kur do të kalojnë përsëri në veprim autokolonat e ndihmave humanitare.
Ndër të tjera Laerke ka shtuar se shpresojnë që të rivendosin në veprim përsëri autokolonat me ndihma humanitare pasi të eliminohen shqetësimet e sigurisë në Siri.