Seyit Ahmet Eksik
09 Janar 2018•Përditësim: 09 Janar 2018
TRABZON (AA) – Gjatë një aksioni antiterrorist në Trabzon, në veri të Turqisë, është arrestuar një shtetas gjeorgjian me bashkëshorten, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e departamentit për luftë kundër terrorizmit të policisë në Trabzon kryen operacion në rajonin Ofa, gjatë së cilit arrestuan bashkëshortët nga Gjeorgjia. Pasi janë dërguar në Gjykatë është vendosur që gruaja të deportohet, ndërsa burri në fjalë të mbetet në paraburgim.
Në Turqi ata kanë hyrë në mënyrë ilegale, ndërsa në Ofa punonin në mbledhjen e barit për çaj. Gjatë hetimit është konstatuar se personi Gocha Sagnadze është planifikues i sulmit në aeroportin Ataturk. Ai e pranoi se ka qenë në kontakt me Ahmet Çatajev, organizatorin e sulmit të vitit të kaluar terrorist në aeroportin “Ataturk” në Stamboll, i vrarë në aksionin antiterrorist të kryer më 21 nëntor në Tbilis.
Po ashtu, i arrestuari e pranoi se ka qenë mysafir në shtëpinë e Çatajev në Ofa. Gjatë kërkimeve në shtëpi tek Sagnadze janë gjetur disa punë teknike dhe fotografi që vërtetojnë se ka marrë pjesë në veprimtari terroriste në Siri.