Ata Ufuk Şeker
15 Qershor 2017•Përditësim: 15 Qershor 2017
BRUKSEL (AA) – Me një vendim të mëhershëm të Komisionit Evropian dhe me miratimin nga Parlamenti i Evropës, të gjithë operatorët mobil në Bashkimin Evropian (BE) nga sot nuk do t'u paguajnë parapaguesve të tyre shërbimet e roamingut, raporton Anadolu Agency (AA).
Si rrjedhojë, të gjithë parapaguesit e operatorëve të BE-së do të mund të përdorin telefonët e tyre celular jashtë shtetit amë, dhe këtë ta bëjnë me çmime të njëjta siç janë marrë vesh me operatorin në vendin e tyre. Institucionet evropiane kanë rënë dakord për të kufizuar çmimin që operatorët mund të ngarkojnë njëri-tjetrin për shërbime në roaming.