Erbil Başay
15 Qershor 2017•Përditësim: 15 Qershor 2017
BERLIN (AA) - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në lidhje me largimin e Britanisë së Madhe nga BE (Brexit), tha se beson që negociatat mes BE-së dhe Britanisë do të nisin në datën e caktuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në rajonin Meseberg të Brandenburg-ut, Merkel duke rikujtuar fjalët e kryeministres britanike, Theresa May, se do t'i përmbahen afateve të negociatave tha se BE-ja është e gatshme për negociata.
"Supozoj se do të kryejmë negociatat", është shprehur Merkel, duke shtuar se do të vazhdojnë qëndrimin e tyre miqësor në negociata, por se do të forcohet uniteti i 27 vendeve të tjera në BE dhe gjithashtu do të mbrohen interesat e këtyre vendeve.
Duke vënë në dukje se nuk dëshiron të marrë pjesë në spekulimet rreth asaj nëse Britania dëshiron me të vërtetë të ndahet apo jo nga BE-ja, Merkel ka rikujtuar se populli britanik e ka dhënë vendimin e tij.
"Dera e BE-së është gjithmonë e hapur për Britaninë"
Ndërsa ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, në lidhje me spekulimet në fjalë është shprehur "Dera në Evropë është gjithmonë e hapur".
Duke vënë theksin se do të jetë parlamenti dhe populli britanik ai që do të japë vendimin për hapjen apo jo të derës, Gabriel ka shtuar është në interesin e të gjithëve që Britania të mbahet mundësisht sa më afër sepse sipas tij është një vend i rëndësishëm i politikës së jashtme dhe të sigurisë për Evropën.
Gjithashtu edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, ishte shprehur më parë se "Dera është ende e hapur që Britania të qëndrojë në BE".