Barış Seçkin
25 Janar 2017•Përditësim: 25 Janar 2017
ROMË (AA) - Është rritur në 18 numri i trupave të pajetë që janë nxjerrë nga rrënojat e hotelit mbi të cilin ra një ortek i shkaktuar nga tërmeti i ndodhur në Italinë qendrore një javë më parë, raporton Anadolu Agency (AA).
Puna për nxjerrjen e trupave nga Hotel Rigopiano vazhdon pa ndërprerje për disa ditë. Ndërkohë në një deklaratë me shkrim, Prefektura e Pescara-s ka thënë se deri më tani janë nxjerrë 18 trupa të pajetë nga rrënojat, ndërsa po punohet për gjetjen e 11 personave të tjerë të humbur.
Të shtunën e kaluar ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin 11 persona të gjallë nga gërmadhat edhe pse nga rënia e ortekut kishin kaluar mbi 40 orë.