Ruslan Rehimov
11 Maj 2016•Përditësim: 11 Maj 2016
BAKU (AA) - Përfaqësues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) kanë kryer vëzhgime në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, nuk ka ndodhur asnjë përleshje ose incident gjatë vëzhgimeve të kryera në vijën e frontit në afërsi të fshatit Tapkarakoyunlu të qytetit Goranboy.
Përfaqësuesi special i kryetarit të OSBE-së, Andrzej Kasprzyk dhe zëvendësi i tij, Peter Svedberg vëzhgimet i kryen në pikën ku gjenden ushtarët e Armenisë, ndërsa ndihmësit të tjerë Hristo Hristov, Simon Tiller dhe përfaqësuesi i kryetarit të OSBE-së për Kaukazin Jugor, Günther Bachler vëzhgimet i kryen në pikën ku gjenden ushtarët e Azerbajxhanit.
Delegacioni i OSBE-së, më qëllim për të parandaluar shkeljet e armëpushimit në vijën e frontit në intervale të rregullta kryen misione vëzhgimi në rajon.