Ekip
13 Shtator 2016•Përditësim: 14 Shtator 2016
ISLAMABAD (AA) – Policia pakistaneze njoftoi se të martën ka parandaluar një sulm vetëvrasës me bombë në një xhami shiite në jug të Pakistanit, ku sulmuesi hodhi veten në erë në momentet kur policia e ndaloi për ta kontrolluar, raporton Anadolu Agency (AA).
Më tej theksohet se nga shpërthimi në lagjen Shikarpur janë plagosur tre policë.
Zyrtari i policisë, Bahardin Kerio tha se sulmi ka ndodhur gjatë namazit të festës muslimane të Kurban Bajramit. Ai shtoi se sulmuesi i dytë, i cili gjithashtu ishte një sulmues vetëvrasës, u plagos, pas së cilës u arrestua nga policia.