Ekip
13 Shtator 2016•Përditësim: 13 Shtator 2016
BERLIN (AA) - Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn tha se Hungaria duhet të përjashtohet përkohësisht madje edhe përgjithmonë nga Bashkimi Evropian (BE) për shkak të qasjes së saj ndaj refugjatëve, por dhe për çështje të tjera, raporton Anadolu Agency (AA).
Komentet e Aselborn të martën në të përditshmen gjermane "Die Welt", erdhën vetëm disa ditë para Samitit të 27 liderëve të BE-së që do të takohen në Bratislavë për të diskutuar rreth të ardhmes së Unionit. Ai theksoi se BE-ja nuk duhet të tolerojë shkeljen e vlerave të saj themelore.