Yusuf Hatip
08 Shkurt 2017•Përditësim: 08 Shkurt 2017
ISLAMABAD (AA) – Pakistani ka vazhduar afatin për braktisjen e vendit për 1.5 milionë refugjatë të paregjistruar nga Afganistani, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministrja e Informacionit të Pakistanit, Maryam Aurangzeb theksoi se refugjatët nga Afganistani deri në fund të muajit dhjetor të vitit 2017 duhet të braktisin vendin.
Sipas tyre, në zonën kufitare mes Afganistanit dhe Pakistanit do të vendoset regjim i ri i vizave me qëllim të kontrollimit të kalimit të kufirit.