Selçuk Acar
08 Shkurt 2017•Përditësim: 08 Shkurt 2017
NEW YORK (AA) – Një grup studentësh në qytetin New York të SHBA-ve kanë protestuar kundër dekreteve të presidentit amerikan Donald Trump që kanë të bëjnë me shtetasit nga shtatë shtete muslimane dhe migrantët dhe kundër retorikës së tij ksenofobike, raporton Anadolu Agency (AA).
Protestat të cilat filluan para një jave kundër dekretit të Presidentit Trump me titull “Mbrojtja e kombit nga hyrja e terroristëve të huaj në shtet” i cili shënjestronte migrantët, kanë vazhduar edhe pse gjykatësi i Gjykatës së Apelit për qarkun e 9-të në Seattle të SHBA-ve e ndaloi dekretin.
Protestat kundër administratës Trump në New York filluan në ditën kur Senati i SHBA-ve e miratoi Betsy DeVos për Sekratare të Arsimit.
Grupi protestues i përbërë nga shumicë studentësh dhe nxënësish të shkollave të mesme, u mblodhën në kuartin Foley i cili rrethohet nga ndërtesat e Byrosë Federale të Hetimit (FBI) dhe Agjencisë së Doganës dhe Emigracionit.
Në protestat e përbashkëta të Koalicionit të Emigrantëve në New York, Organizatës Amerikane-Arabe në New York dhe të platformës online për solidaritet të muslimanëve - Mpower Change, janë përdorur slogane si “Populli i bashkuar nuk mposhtet kurrë” dhe “Jo ndalimit, jo murit”.