Elena Teslova
15 Mars 2016•Përditësim: 15 Mars 2016
MOSKË (AA) - Dmitri Peskov, këshilltari i presidentit rus, Vladimir Putin, ka mbrojtur idenë se pakësimi i pranisë së forcave ushtarake ruse në Siri do të ofrojë kontribut dhe do të barazojë kushtet në procesin e negociatave, raporton Anadolu Agency (AA).
Peskov në një deklaratë për gazetarët tha se pas vendosjes së marrëveshjes për ndalimin e përkohshëm të konflikteve në Siri, avionët rusë kanë pakësuar fluturimet dhe për këtë arsye nuk ka kuptim që atje të jenë të pranishëm më shumë avionë.
Duke vënë në dukje se edhe raportet e ushtarakëve rusë kanë ndikuar për marrjen e vendimit të pakësimit të forcave ruse në Siri, Peskov ka pretenduar se vendimi është marrë nga Putin pa qenë çështje e ndonjë negociate.
Peskov ndër të tjera u shpreh se Putin ka diskutuar për këtë çështje vetëm me presidentin sirian Bashar al Asad dhe se në këtë bisedë nuk kanë negociuar fatin e Asadit. Ai ka mbrojtur idenë se pakësimi i forcave ushtarake ruse në Siri do të "ofrojnë kontribut dhe do të barazojë kushtet në procesin e negociatave".
Gjithashtu ai ka vënë në dukje se do të vazhdojnë praninë ushtarake në Siri, ku ka theksuar se baza ushtarake në Tartus dhe baza ajrore ushtarake në Himejmim do të vazhdojnë aktivitetet si më parë dhe se këto baza do të mbrohen nga toka, ajri dhe deti.
Ndërsa pyetjes në lidhje mundësinë për rifillim të operacioneve ajrore në Siri, Perskov i është përgjigjur se "nuk merremi me punë të parashikimeve".