Dejan Maksimoviç
21 Qershor 2017•Përditësim: 22 Qershor 2017
MILANO (AA) - Ish-mbrojtësi i famshëm Paolo Maldini (48), dhe lojtari i përfaqësueses së Italisë në futboll, tetë vite pas përfundimit të karrierës ka shënuar një sukses të madh në tenis. Ai së bashku me partnerin dhe trajnerin e tenisit Stefan Landoni është kualifikuar në shortin kryesorë të ATP Challenger në Milano, në konkurrencën e dysheve, raporton Anadolu Agency (AA).
Maldini ka pasur një karrierë të bujshme të futbollit. Me Milanon ka fituar shtatë herë titullin e kampionit të Italisë, ndërsa Ligën e Kampionëve madje pesë herë. Përveç kësaj ka qenë edhe fitues i Super Kupës Evropiane dhe të Italisë pesë herë, Kupën Interkontinentale dy herë dhe nga një herë Kupën e Italisë dhe Kupën e FIFA-s të klubeve botërore. Fanellën e "rossonerëve" e ka veshur 25 sezone duke luajtur 902 ndeshje me 33 gola të shënuar.
Tani përkundër moshës 48-vjeçare, ai është shumë i suksesshëm edhe në tenis. Me Landonin ka fituar kualifikimet për Challenger në Milano dhe do të ketë rastin që për herë të parë të marrë pjesë në një turne profesional. Landoni është trajner i Maldinit që nga viti 2009, kur ai i dha fund karrierës së tij të gjatë si futbollist.
Kupa e Tenisit Aspira në Milano do të fillojë më 29 qërshor. Challenger Tour është një nivel nën garën më të fortë të tenisit ATB World Tour. Interesante është se Maldini më 26 qërshor, tre ditë para fillimit të turneut do të mbushë 49 vjet.