Bekir Aydoğan
08 Mars 2021•Përditësim: 08 Mars 2021
Lideri shpirtëror i Katolikëve, Papa Françesku, në kuadër të vizitës së tij në Erbil të Irakut, është takuar me babain e vogëlushit sirian Alan Kurdi, trupi i të cilit u nxor nga valët në brigjet e Bodrumit në Detin Mesdhe të Turqisë pasi gomonia e tyre ishte fundosur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e bërë nga Vatikani, thuhet se pas ceremonisë në stadiumin Franso Hariri në Erbil, Papa ka zhvilluar një takim me Abdullah Kurdi.
Nga Vatikani bëjnë të ditur se Papa ka dëgjuar rrëfimin mbi dhimbjen e Abdullah Kurdi i cili ka humbur familjen. Ndërsa Abdullah Kurdi duke falënderuar Papën për shkak të interesit të tij, i ka dhënë Papa Françeskut një fotografi të Alan Kurdi-t.
Alan Kurdi, një vogëlush 3-vjeçar sirian, u mbyt në bregdetin turk në vitin 2015 përderisa përpiqej të kalonte në Evropë. Bashkë me atë u mbytën edhe vëllai dhe nëna e tij.