Ekip
17 Dhjetor 2016•Përditësim: 17 Dhjetor 2016
MELBURN (AA) – Një tërmet prej 7.9 ballësh ka goditur sot Papua Guinenë e Re, por aktualisht nuk ka ndonjë alarm për cunami të mundshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Institucioni amerikan "Geological Survey" raportoi se epiqendra e tërmetit është 132.8 kilometra në lindje nga Kokopo, në një thellësi prej 103.2 kilometra.
Qendra e Paqësorit për Paralajmërim për Cunami nuk ka lëshuar ndonjë alarm për cunami.
Papua Guinea e Re shtrihet në të ashtuquajturën "Unazë të Zjarrit”, në Paqësor ku pllakat tektonike përplasën dhe shkaktojnë aktivitete të shpeshta sizmike dhe vullkanike.