Ekip
17 Dhjetor 2016•Përditësim: 18 Dhjetor 2016
MADRID (AA) – Ministria e Brendshme e Spanjës ka njoftuar se në një aksion të përbashkët me policinë franceze, ku kanë arrestuar 3 persona për të cilët dyshohet se janë pjesëtarë të grupit militant bask ETA, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria thekson se arrestimet janë bërë të premten vonë dhe policia në qytetin francez Louhossoa ka zbuluar armë dhe eksplozivë.
Në vitin 2011 ETA njoftoi se heq dorë nga dhuna, si mjet për të arritur pavarësinë e rajoneve të Baskisë në veri të Spanjës dhe jugperëndim të Francës.
ETA fajësohet për vrasjen të mbi 800 personave në periudhën mes viteve 1968 dhe 2010.